Ramos zbulon çfarë do t’i bëjë Higuainit në finalen kundër Juventusit (FOTO)

Sergio Ramos ka plan të qartë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport

11/05/2017 07:28

Sergio Ramos ka thënë se do ta lë anash shoqërinë me Gonzalo Higuain në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Finalja do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff. Kurse, Ramos do të ketë punë me ish bashkëlojtarin e tij, Higuain.

“Ai është shok i mirë dhe ne kemi miqësi të mirë nga koha kur ishte këtu”, deklaroi Ramos për “beIN Sports”, përcjell “lajmi.net”.

“Por, nuk do të jem i butë me të brenda fushës”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6