Ramos i sjellë telashe të reja Real Madridit

Sergio Ramos nuk do të udhëtojë në Las Palmas për miqësoren e Kombëtares së Spanjës ndaj Bosnje Hercegovinës pas një lëndimi të pësuar në sfidën në ‘Maksimir’ kundër Kroacisë.

Sport

16/11/2018 08:22

Mbrojtësi i Real Madridit ka vuajtur nga lëndimi gjatë gjithë ndeshjes që Spanja e humbi 3:2 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, në të cilën ndeshje 32 vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 78’-të të ndeshjes.

Kombëtarja e Spanjës ka njoftuar në ‘Twitter’ se Ramos do të largohet nga skuadra përpara ndeshjes të së dielës, përcjell ‘lajmi.net’.

Ramos është duke vuajtur nga lëndimi prej disa javësh, por ka qenë e pamundur t’u nënshtrohet testeve të detajuara shkaku i mungesave kryesore te Real Madrid.

Do të jetë mbrojtësi i Chelseas, Cesar Azplicueta, ai i cili do të zëvendësojë Ramosin në ndeshjen e ardhshme.

Mbetet për t’u parë nëse Ramos do të jetë në gjendje të rikthehet në sfidën e 24 nëntorit në La Liga, ku Real Madrid luan ndaj Eibar./Lajmi.net/