Ramos e pranon se luajti dobët

Sergio Ramos ka pranuar se luajti dobët si mesfushor i Real Madridit në ballafaqimin me Juventusin në Torino.

Sport

06/05/2015 11:32

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka pranuar se luajti dobët në rolin e mesfushorit në humbjen nga Juventus me rezultat 2:1 në Torino në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një ndeshje e keqe në përgjithësi. Unë luajta dobët, por kjo nuk më brengos”, deklaroi Ramos.

“I besoj trajnerit Carlo Ancelotti dhe ai më beson mua. Kemi ndeshjen e kthimit dhe mund ta përmbysim rezultatin”, u shpreh ai.