Ramos e do finalen e Championsit

Sergio Ramos synon të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Mbrojtësi spanjoll thotë se ‘Los Blancos’ do të japin gjithçka ndaj Bayern Munichut, për ta arritur objektivin e tyre.

Sport

27/04/2014 20:57

Sergio Ramos e konsideron si ndeshjen e sezonit, përballjen me Bayern Munichut në Allianz Arena, ndeshje e kthimit gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Real Madridit e shijoi fitoren 4:0 ndaj Osasunas të shtunën mbrëma, duke shënuar gol, por tash mendja e tij është kthyer tek ballafaqimi i së martës mbrëma, ku ‘Los Blancos’ do ta kërkojnë finalen e Championsit, pas më shumë se një dekade.

“Tash jemi duke e shijuar fitoren ndaj Osasunas dhe do të fillojmë të mendojmë për Ligën e Kampionëve. Do të japim gjithçka në këtë ndeshje. Ne do të luajmë për një vend në finale”, deklaroi 28 vjeçari, në konferencë për shtyp, pas fitores ndaj Osasunës, ku përpos tij shënuan edhe Cristiano Ronaldo (2) e Dani Carvajal.