Ramos befason pas ndeshjes, ky ishte rezultati që priste kundër Bayern Munichut

Kapiteni i madrilenë ve përdori dhe shakanë para gazetarëve duke thënë se priste një fitore të lehtë dhe të pastër në Munich.

Sport

26/04/2018 11:45

Reali i Madridit mposhti në “Allianz Arena” Bayernin me përmbysje dhe shikohet me një këmbë në finale pavarësisht se gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”.

Këtë gjë e ka pranuar dhe kapiteni Ramos, i cili ka ulur me këmbë në tokë ekipin duke u thënë se në Spanjë çdo gjë mund të ndodhë. Kapiteni i madrilenë ve përdori dhe shakanë para gazetarëve duke thënë se priste një fitore të lehtë dhe të pastër në Munich.

“Prisnim që të fitonim 0-3, por e dinim se do të jetë e vështirë”, u përgjigj me shaka Sergio Ramos.

“Kjo është Liga e Kampionëve dhe ne e shijojmë këtë, sidomos përballjet me ekipe të mëdha”.

“Ekipi luajti një ndeshje solide, u mbrojt mirë dhe tashmë ishim të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë këtu (Allianz Arena)”, shtoi ai, përcjell “Albeu.com”.

“Është me të vërtetë e vështirë të luash në këtë stadium kundër një skuadre shumë të mirë. Tani duhet të përfundojmë punën në Bernabeu. Nuk kemi arritur ende asgjë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të tregojmë respekt për Bayernin”, deklaroi Ramos.