Raiola ia ofron Lozanon gjigantit nga Serie A

Hirving Lozano është shumë afër të largohet nga PSV-ja.

Merkato

06/01/2019 19:35

Hirving Lozano dëshiron të largohet nga PSV-ja qysh në këtë afat, pas ofertave që ka marrë nga disa klube të mëdha.

Agjenti i meksikanit, Mino Raiola, i ka ofruar Napolit lojtarin, përkundër interesit të skuadrave edhe më të mëdha, përcjell lajmi.net.

Lozano po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme, andaj agjenti italian dëshiron që ai të transferohet në Serie A.

Pas meksikanit janë edhe skuadrat si, Manchester United, Barcelona dhe Chelsea. /Lajmi.net/