Rafinha transferohet në Serie A

Mesfushori brazilian, Rafinha, mund të rikthehet në Serie A, por jo te Inter.

Sport

20/11/2018 15:11

Rafinha nuk do të rikthehet te Interi,shkruan Calciomercato, përcjell ‘lajmi.net’.

Mesfushori kaloi një gjysmë sezoni të mirë te Inter vitin e kaluar, duke ndihmuar ‘Zikaltërit’ që të rikthehen në Ligën e Kampionëve pas mungesës prej gjashtë vitesh.

Mediet në Itali raportojnë se Interi nuk është i interesuar më për Rafinhan,për por këtë të fundit është rritur interesimi nga Roma.

Rafinha është paraqitur në disa ndeshje këtë sezon te Barcelona, ndërsa ka shënuar ndaj Interit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/