R8 2016, vetura më e shpejtë e Audi

Vetura është më e ndritshme, më e shpejtë dhe ka më shumë se 610 kuaj-fuqi. Më poshtë i keni të gjitha detajet e veturës.

Auto & Tek

27/02/2015 13:09

Pritja për modelin e ri të Audi ka përfunduar: ju prezantojmë modelin e vitit 2016 të Audi, varianti R8 që është gjenerata e dytë e prodhuesit gjerman të veturave.

E caktuar që ta bëj debutimin e saj zyrtar në Gjenevë gjatë javës së ardhshme, Audi ka lëshuar dje pak fotografi dhe pak detaje të veturës madhështore.

Vetura është më e bukur në dizajn, më e hollë dhe më muskuloze. Dritat LED në krye të veturës janë standarde dhe ka një vend fakultativ lazer për rrezet e larta, duke u plotësuar kështu nga sinjalet dinamike të kthesave në pjesën e përparme, transmeton Lajmi.net.

Blerësit do të kenë mundësi që të zgjedhin variantin R8 V10 i cili zhvillon 610 kuaj-fuqi dhe 412 çifte rrotulluese. Ky është edhe modeli më i shpejtë i Audi i të gjitha kohërave; shpejtësia prej 100kmh arrihet vetëm në 3 sekonda, përderisa 200kmh arrihen vetëm në 10 sekonda, kurse shpejtësia maksimale e saj është 330kmh.

Si nga jashtë ashtu edhe nga brenda vetura është tejet e bukur. Ju ftojmë t’i shihni këto pak fotografi që Audi ka lëshuar për publikun:
467763 467769467766 467770467771467772