Punë e kryer: Hysaj, lojtari më i ri i Chelseas

Elseid Hysaj  është shumë afër transferimit te Chelsea.

Merkato

10/12/2018 12:39

Elseid Hysaj nuk po ndihet i rëndësishëm te Napoli, andaj është duke e preferuar bashkimin me Maurizo Sarrin.

Chelsea është e gatshme që të bëjë ofertën e parë zyrtare, pasi agjenti i mbrojtësi shqiptar ka thënë se ata janë duke e shqyrtuar atë mundësi, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze nuk do të ofroj më shumë se 25 milionë euro për transferimin e Hysajt, por që Napoli kërkon 30 milionë.

Hysaj ishte njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Sarrit, andaj ky i fundit e do bashkimin me të në ‘Stamford Bridge’. /Lajmi.net/