Publikohet videoja, ja si ia mori Ramos penalltinë Iniestas ndaj Rusisë

Një episod ka ndodhur gjatë ndeshjes miqësore Rusi-Spanjë, e përfunduar në shifrat 3-3.

Sport

16/11/2017 18:59

Gjatë ndeshjes, kapiteni spanjoll Sergio Ramos dëshironte me çdo kusht të shënonte gol për t’ia dedikuar djalit të tij, Marcos, i cili kishte mbushur 2 vjeç.

Kapiteni shihet gjatë një goditje dënimi kur i thotë Asensios:

“Është e imja kjo goditje!” Dhe pastaj kur Spanja fiton penalltinë, afrohet tek Iniesta, duke i thënë: “Andres, është e imja, penalltia e radhës është për ty. Eshtë ditëlindja e djalit tim”.

Sergio Ramos e ka shprehur në mënyrën më të mirë dashurinë për djemtë e tij edhe gjatë ndeshjeve.

Iniesta nuk refuzoi dhe i plotësoi këtë dëshirë lojtarit madrilen, i cili goditi edhe penalltinë e dytë të akorduar për Spanjën, pasi kapiteni i Barcelonës (Iniesta) nuk gjendej më në fushë.

YouTube player