PSG nuk i shfrytëzoi rastet
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi ka thënë se skuadra u ndje mirë në fushë, por nuk i shfrytëzoi rastet që iu ofruan dhe humbi 2:0 në ndeshjen e kthimit nga Chelsea, duke u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Gjiganti francez fitoi duelin e parë me rezultat 3:1, mirëpo pësoi në Stamford Bridge,…
Sport
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi ka thënë se skuadra u ndje mirë në fushë, por nuk i shfrytëzoi rastet që iu ofruan dhe humbi 2:0 në ndeshjen e kthimit nga Chelsea, duke u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti francez fitoi duelin e parë me rezultat 3:1, mirëpo pësoi në Stamford Bridge, duke pranuar golin vendimtar tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
“Jemi ndjerë mirë. Fatkeqësisht ndeshjet e mëdha vendosen në detaje të vogla. Ne humbëm nga një skuadër e madhe”, deklaroi ai pas ndeshjes.
“Kishim rastet tona por dështuam t’i shfrytëzojmë dhe e paguam këtë”.