PSG ia tregon Interit çmimin e Di Marias

PSG po i kërkon Interit 75 milionë euro për shërbimet e Di Marias, njofton ‘Le10Sport'.

Sport

06/11/2017 20:39

Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ëndrra e quajtur Angel Di Maria.

‘Zikaltërit’ vazhdojnë ta mbajnë të gjallë interesimin për anësorin argjentinas të Paris Saint Germain.

Por, ajo që po pengon arritjen e një konsensusi mes skuadrave, është shumë e larta e vendosur nga PSG për 29 vjeçarin.

PSG po i kërkon Interit 75 milionë euro për shërbimet e Di Marias, njofton ‘Le10Sport’, përcjell lajmi.net.

Interi është i gatshëm të negociojë deri në 60 milionë euro për ish yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit./Lajmi.net/