PSG bën gati 50 milionë për yllin e Premierligës

Skuadra e Paris Saint Germain shquhet për shpenzimet e mëdha në afatet kalimtare.

Sport

27/10/2018 23:19

Së fundmi, “Goal” raporton se parisienët janë vënë në kërkim të Issa Diop, transmeton lajmi.net.

PSG thuhet të jenë të gatshëm të ofrojnë afër 50 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Qendër mbrojtësi është bashkuar me West Ham këtë sezon, ku erdhi nga skuadra e Toulouse.

Ai shumë shpejt ka fituar vendin në formacionin bazë të skuadrës dhe është bërë objektiv i top skuadrave. /Lajmi.net/