PSG befason tifozët me përforcimin e ri

Paris Saint-Germain e ka gati një përforcim të ri.

Sport

15/12/2017 07:09

Paris Saint-Germain është pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e një mesfushori.

“A Bola” raporton se klubi i pasur francez ka identifikuar si përforcim të ri, talentin e Fluminense, Wendel.

Ai pritet të jetë përforcimi i ri në Parc des Princes por mund të huazohet në Porto për gjashtë muaj para kalimit në Paris, përcjell “lajmi.net”.

PSG është i gatshëm të paguajë deri në 12 milionë euro për blerjen e tij. /Lajmi.net/