Pse ylli i Bayern Munichut luan me këpucë të shqyera?

Mats Hummels luajti me këpucë të shqyera ndaj Borussia Dortmundit.

Sport

07/11/2017 11:31

Mats Hummels u paraqit në fitoren e Bayern Munichut ndaj Borussia Dortmund me këpucë të shqyera.

Pas ndeshjes ai ka treguar arsyen, duke thënë se gishtërinjtë e këmbëve i ka të lënduar prandaj dhe është detyruar t’i grisë majat e këpucëve për të mos u bërë presion atyre.

“Nuk mund t’u bëj shumë presion gishtave të mëdhenj të këmbëve për shkak se janë të mavijosur. Duken paksa të thyer tani. Shpresoj se rregullohen javën që vjen”, ka thënë ai për Sky Sport.