Problem i madh te Chelsea, zbulohet sa do të mungojë Morata

Stafi mjekësor i "Blues" kanë konfirmuar lajmin e keq se lëndimi muskulor është më serioz se që pritej.

Sport

03/10/2017 09:40

Chelsea ka marrë një lajm të keq pasi mësoi se Alvaro Morata mund të mungojë deri në gjashtë javë për shkak të lëndimit.

Sulmuesi spanjoll u dëmtua gjatë humbjes 1:0 në shtëpi nga Manchester City të shtunën.

Antonio Conte kishte shpresuar se Morata do të rikthehej pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, përcjell “lajmi.net”.

Por, stafi mjekësor i “Blues” kanë konfirmuar lajmin e keq se lëndimi muskulor është më serioz se që pritej dhe Morata mund të mungojë deri në plot gjashtë javë. /Lajmi.net/