Problem i madh në Paris Saint-Germain, fajtor Neymar

Neymar ka krijuar një problem të madh në Paris Saint-Germain.

Sport

26/09/2017 07:07

Paris Saint-Germain ka problem në zhveshtoren e ekipit.

Raporti mes futbollistëve nuk është më i miri dhe për këtë fajësohet përforcimi i ri, Neymar.

Sulmuesi brazilian u përplas me Edinson Cavanin për ekzekutimin e një penalltie gjatë ndeshjes kundër Olympique Lyon.

Por, kacafytja e tyre ka lënë gjurmë në komplet ekipin, shkruajnë mediat franceze, përcjell “lajmi.net”.

Atmosfera në skuadër nuk është më njësoj pas telasheve mes Neymarit dhe Cavanit.

Andaj, trajneri Unai Emery dhe drejtuesit e klubit janë duke punuar për rregullimin e saj. /Lajmi.net/