Pritja e vitit në Ligën e Kombeve: Shikoni se çfarë Schmeichel i bëri Bales

Danimarka është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Cardiff, ku mposhti 1:2 Uellsin në Ligën e Kombeve.

Sport

17/11/2018 09:25

Kombëtarja e Danimarkës ka arritur të arkëtojë tre pikë të reja në ‘Grupin 4’ në Ligën B në Ligën e Kombeve, duke e mundur 1:2 në udhëtimin Uellsin.

Sigurisht që më meritori në këtë fitore të Danimarkës ishte portieri Kasper Schmeichel.

Portieri i Leicester Cityt në Premierligë, ka bërë pritjen e sezonit në Ligën e Kombeve, duke pritur një goditje jashtëzakonisht të papërshtatshme të yllit të Real Madridit, Gareth Bale./Lajmi.net/