Prishtina tregohet spektakolare, e fiton 3:0 pjesën e parë

Prishtina ka bërë një punë fantastike në pjesën e parë duke shënuar tri gola ndaj FC Europa, në ndeshjen e raundit preliminar në Ligën e Evropës.

Sport

05/07/2018 19:47

Skuadra nga Kosova, ka arritur që ta fitojë 3:0 pjesën e parë ndaj skuadrës nga Gjibraltari.

Ishte Dallku që realizoi dy herë nga penalltia, në minutat 9’ dhe 35’.

Në listën e realizatorëve u regjistrua edhe Mankenda që shënoi një gol të bukur nga largësia.

Vlen të ceket se ndeshja e parë në Gjibraltar ka përfunduar 1:1./Lajmi.net/