Prishtina mposhtet nga Wurzburg në FIBA Europe Cup

Prishtina ka pësuar humbje në FIBA Europe Cup.

Sport

12/12/2018 20:56

Prishtina është mposhtur në udhëtim te S. Oliver Würzburg në basketboll.

Çereku i parë u takoi vendaseve, që ishin për katër pikë më të mirë se prishtinasit, 24:20, raporton “lajmi.net”.

Wurzburg vazhdoi me tempo të mirë të lojës ndaj Prishtinës, duke e mbyllur edhe atë në epërsi prej dy pikësh, 40:38.

Skuadra gjermane arriti ta thellojë epërsinë në çerekun e tretë ndaj prishtinasve, duke e mbyllur atë me erpsinë, 68:61.

Oliver Würzburg e mbylli ndeshjen e fitore, ku rezultati i çerekut të katërt ishte, 95:77.

Prishtina është ende pa pikë në FIBA Europe Cup, ndërsa grupit i prinë, Pinar Karsiyaka, me dy pikë. /Lajmi.net/