Prezantohet Mercedes-Benz A Sedan (FOTO)

Ky koncept u prezantua në Auto Shanghai 2017 dhe na jep një pamje të gjeneratës së re nga Mercedes-Benz.

Auto & Tek

19/04/2017 00:51

Shkronja A e këtij koncepti qëndron për fjalën Aesthetics qe në shqip do të thotë Estetikë, transmeton Express. Trupi i këtij modeli është i bazuar në një dizajn të pastër, me linja të reduktuara duke u paraqitur si një skulpturë e bukur.

Koncepti A Sedan ka gjatësi prej 4570 mm, gjerësi prej 1870 mm dhe lartësi prej 1462 mm që e bënë të duket si një Coupe e rafinuar. Rrotat në këtë model kanë madhësi 20 inç.