Prezantohet Ferrari 812, elegant dhe shumë i shpejtë (FOTO)

Në Geneva Motor Show që po zhvillohet gjatë këtyre ditëve, është prezantuar edhe modeli më i ri nga Ferrari, që është bazuar në F12berlinetta.

Auto & Tek

09/03/2017 21:04

Mirëpo, për dallim nga paraardhëset, modeli 812 ka nën kapak motor më të fortë, që mundëson lëvizjen me shumë shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve të prodhuesit italian, ky model e arrin shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë për 2.9-sekoda, kurse maksimalja saj është 340 km/h.

Kjo i mundësohet përmes motorit 6.5-litra V12, që jep 789 kuajfuqi, si dhe pjesës së jashtme me aerodinamikë të lartë, që po cilësohet si e rrëshqitshme.

Linjat dhe përfundimet e përkryera, e bëjnë modelin 812 të jetë edhe shumë elegant dhe i bukur në pamje.

1 2 3 4 5