Presidenti i PSG ‘turpëron’ Barcelonën, ja çfarë thotë për gjyqtarin Aytekin

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka kritikuar ashpër gjyqtarin e ndeshjes kundër Barcelonës, Deniz Aytekin.

Sport

11/03/2017 11:32

Deniz Aytekin vazhdon të zgjojë kritika për ndarjen e drejtësisë në duelin mes Paris Saint-Germain dhe Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Presidenti i skuadrës franceze, Nasser Al-Khelaifi e ka kritikuar gjyqtarin Aytekin për vendimet e tij.

“E kemi zhvilluar keq ndeshjen, është dashur ta administronim më mirë lojën në tetë minutat e fundit”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Ka shumëçka në lojë dhe gjyqtarët duhet ta dinë. E gjithë bota e pa penalltinë për Di Marian që do të na mundësonte të ishim në rezultat 3:2. Më mirë të mos flasim për penalltinë e Suarezit …”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6