Premton Messi: Ja çfarë bëj nëse Argjentina e fiton Kupën e Botës

Lionel Messi është në gjendje të bëjë gjithçka nëse Argjentina fiton Kupës e Botës në Rusi vitin e ardhshëm.

Sport

10/11/2017 00:02

Argjentina do të jetë njëra nga 32 kombëtaret pjesëmarrëse, e po ashtu edhe favorite për ta fituar, trofe që kësaj kombëtare i mungon që nga viti 1986, e që në vitin 2014 ishte shumë afër ta fitonte, por u mposht në finale nga Gjermania 1:0.

Messi që me Argjentinën ndodhet në Rusi për miqësoren që nesër e zhvillojnë pikërisht me këtë kombëtare, ka dalë në konferencë për shtyp, ku i është parashtruar edhe një pyetje tejet interesante.

“Çfarë jeni në gjendje të bëni nëse Argjentina fiton Kupën e Botës”, ishte pyetja që iu bë pesë herë fituesit të Topit të Artë.

“Do të shkoj në këmbë në ‘San Nicholas”, është përgjigjur Messi, përcjell lajmi.net.

Në Argjentinë, më 25 shtator organizohet një ritual fetare me ecje deri në San Nicholas nga njerëzit e besimit katolikë.

Dhe vendlindja e Messit, Rosario është larg 43 milje nga ‘San Nicholas’, që i bije që yllit të Barcelonës i duhen 14 orë ecje. Sfidë jo e vogël./Lajmi.net/