Para dy vitesh shikoi finalen e Evropianit si tifoz, sot kampion bote me Francën

Pavard, shembull se si arrihet suksesi.

Sport

16/07/2018 15:50

Benjamin Pavard ishte ndër zbulimet e Francës në Kupën e Botës.

Mbrojtësi francez ka treguar se si i ka bërë hapat e shpejtë në karrierë, përcjellë “Lajmi.net”.

Para dy vitesh ai po e shihte finalen e Evropianit si tifoz, më pas kaloi në Bundesligën 3, ndërsa sot është Kampion i Botës me Francën.

Rezultate imazhesh për pavard world champion france

“Nuk e kam kuptuar ende të gjithë atë që ka ndodhur. Kur të kthehemi në shtëpi dhe të shohim të gjithë ngrohtësinë e tifozëve, do të kuptojmë se kemi bërë diçka të madhe. Po pres vetëm atë moment”, deklaroi Pavard.

“Dy vite më parë, gjatë finales së humbur në Evropian ndaj Portugalisë, unë isha në Lilë duke e ndjekur si tifoz me një grup miqsh”.

“Në sezonin 2016-2017 luaja në Bundesliga 2 dhe tani jam këtu dhe kemi fituar Botërorin. Me siguri tani do ët argëtohemi, pasi gjëra të tilla janë shumë të rralla”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për pavard