Pothuajse zyrtare: Nasri po rikthehet në Premierligë

Samir Nasri po rikthehet në Premierligë.

Sport

12/11/2018 13:49

Samir Nasri është duke i bërë aktualisht testet mjekësore te West Hami.

Sulmuesi francez ishte i suspenduar nga UEFA, mirëpo ai po rikthehet në ligën e Anglisë, përcjell “lajmi.net”.

Nasri do të nënshkruaj një kontratë afatshkurtre te West Hami.

Në të kaluarën, francezi ishte pjesë e Arsenalit dhe Manchester Cityt, ndërsa tani po transferohet te ‘çekanët’. /Lajmi.net/