Portugalia e Ronaldos bombardon Kamerunin

Portugalia shënoi fitore të thellë në miqësoren ndaj Kamerunit me rezultat 5:1. Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij e dominuan përballjen në pjesën e dytë kur shënuan katër herë. Ronaldo kaloi Portugalinë në epërsi pas 21 minutash lojë, por pak para përfundimit të pjesës së parë Vincent Aboubakar barazoi shifrat për Kamerunin. Mirëpo, dy gola…

Sport

05/03/2014 22:49

Portugalia shënoi fitore të thellë në miqësoren ndaj Kamerunit me rezultat 5:1. Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij e dominuan përballjen në pjesën e dytë kur shënuan katër herë.

Ronaldo kaloi Portugalinë në epërsi pas 21 minutash lojë, por pak para përfundimit të pjesës së parë Vincent Aboubakar barazoi shifrat për Kamerunin.

Mirëpo, dy gola të shpejtë në minutat 66 dhe 67 nga Raul Meireles dhe Coentrao e udhëhoqën Portugalinë në avantazh 3:1, kurse Edinho dhe goli i dytë nga Ronaldo, konfirmuan fitoren e thellë, pas paraqitjes fantastike të portugezëve në pjesën e dytë të ballafaqimit.