Portieri i Finlandës kërcënon Kosovën
Portieri i Finlandës, Lukáš Hrádecký, është shprehur optimist para ndeshjes me Kosovën.
Sport
27 vjeçari beson se pas fitores ndaj Islandës, skuadra e tij ka rritur vetëbesimin për të mposhtur edhe Kosovën, në përballjen e nesërme që zhvillohet në ‘Loro Boriçi’.
Ai pret që përballje e nesërme të jetë e barabartë, por dëshiron fitoren e skuadrës së tij për ta lënë të fundit në tabelë Kosovën.
“Do të jetë lojë e barabartë, siç ka qenë edhe e para. Ne kemi fituar të shtunën (ndaj Islandës), kemi vetëbesim dhe besoj se do ta mbajmë Kosovën prapa nesh në tabelën kualifikuese”, ka deklaruar portieri Hradecky./Lajmi.net/