Politikanët tanë do ta kishin zili këtë veturë [FOTO]

Mercedes-Maybach S600 i blinduar tani është i paprekshëm.

Auto & Tek

03/12/2015 14:07

Kompania INKAS me bazë në Toronto, Kanada ka krijuar veturën e parë të blinduar Mercedes-Maybach S600, transmeton Express. Nga jashtë kjo veturë ka ngelur ajo që ishte më parë por shumë ka ndryshuar “prapa skenave”.

Kjo veturë e pajisur me nivel të lartë të mbrojtjes balistike pritet të bëhet pjesë e jetës së krerëve të shteteve, miliarderëve si dhe fytyrave të famshme publike të cilët kanë nevojë për siguri shtesë.

Kjo veturë ka të gjitha sistemet e mbrojtjes si ato nga gazi, plumbat, eksplozivët, gomat e shpuara dhe sistem i cili parandalon zjarrin nga motori deri tek kabina.

Nëse keni 500,000 USD mund ta keni këtë veturë e cila pasi që ju dërgohet në shtëpi një përfaqësues i kompanisë do të vij tek ju dhe do tu tregojë se si funksionojnë të gjitha sistemet mbrojtëse si dhe do tu trajnoj ju apo shoferin tuaj se si të vozisni në rast sulmi nga jashtë.

/Gazeta Express