Pogba vazhdon me Juventusin

Juventusi mund të rrijë i qetë, pasi Paul Pogba nuk e ka ndërmend të largohet nga Torino gjatë kësaj vere, përkundër ofertave të majme që kanë arritur në adresë të tij.

Sport

01/07/2014 10:00

Paul Pogba ndihet mirë në Juventus dhe nuk e ka ndërmend të lëviz që aty, përkundër ofertave nga klubet më të mëdha evropiane.

Mesfushori francez ndihet i lumtur në Juventus Stadium dhe synon të vazhdojë të luajë aty, pasi beson në projektin e Bianconeri.

“Kemi vendosur të mos flasim për ‘merkato’ derisa Paul ta përfundojë pjesëmarrjen në Botëror, por mund të them se e ardhmja e tij është në Juventus, ku ndihet i lumtur dhe ku i beson projektit të këtij klubi”, ka thënë menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, për tabloidin britanik, The Guardian.

Përfaqësuesi francez, i cili shënoi gol me kokë ndaj Nigerisë, për ta dërguar ekipin e tij në çerekfinale të Botërorit, është objektiv i disa skuadrave si Real Madrid, París Saint-Germain e Chelsea.