Pogba – Mourinho, shikojeni tensionin sot në stërvitjen e Man Utd

Tension i madh sot në stërvitjen e Manchester United.

Sport

26/09/2018 13:35

Paul Pogba dhe Jose Mourinho kanë shfaqur tension mes tyre në stërvitjen e sotme në Manchester United.

Një ditë pas eliminimit nga Carabao Cup dhe lajmit se Pogba nuk do të jetë më zëvendës kapiten i ekipit me vendim të Mourinhos, ata nuk janë përshëndetur fare në stërvitjen e sotme të ekipit.

Pogba u përshëndet me disa pjesëtarë të tjerë të ekipit por u ndal para Mourinhos vetëm pasi dëgjoi diçka nga portugezi, përcjell “lajmi.net”.

Për më tepër, shikojini pamjet e publikuara nga “Sky Sports News”. /Lajmi.net/