Pogba: Ky futbollist e fiton Topin e Artë

Paul Pogba është i bindur që këtë sezon, Topin e Artë e meriton vetëm Cristiano Ronaldo.

Sport

15/07/2016 18:11

Në një intervistë për “Goal”, mesfushori francez, Pogba, theksoi se Ronaldo dhe Messi janë lojtarë fantastikë por luzitani meriton këtë çmim për shkak se ka fituar dy trofe të rëndësishëm.

“Ronaldo dhe Messi të dy janë lojtarë fantastikë që së bashku me Griezmann do të përbëjnë treshen dominuese për Topin e Artë”, deklaroi Pogba.

“Për mua gjithçka është e qartë pasi Ronaldo duhet të fitojë këtë çmim pasi gjatë këtij sezoni fitoi “Euro 2016” dhe Champions Leaguen”, shtoi ai.