Pochettino nuk ka dyshime: Ky është lojtari më i mirë në botë!

Maurcio Pochettino nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë në botë.

Sport

02/10/2018 18:51

Për trajnerin e Tottenham Hotspur, Maurcio Pochettino, ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë në botë.

Këtë deklaratë trajneri argjentinas e ka bërë në prag të sfidës së Ligës së Kampionëve, ku Barcelona në ‘Camp Nou’ pret skuadrën angleze.

Barcelona dhe Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve takohen të mërkurën duke filluar nga ora 21:00.

“Duhet ta shijojmë ndeshjen e nesërme, e po ashtu edhe lojën e Messit, që është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Pochettino.

“Është shumë e qartë, shumë e thjeshtë, ne duhet të jemi pranë tij kur ai të ketë topin në këmbë”.

Tottenham mbetet në kërkim të pikëve të para në Ligën e Kampionëve, ku në ndeshjen e parë u mund nga Inter në ‘San Siro’ me rezultat 2:1./Lajmi.net/