Pochettino e lë të lirë Eriksenin, alarmohen Barca e Reali

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka dhënë një deklaratë interesante për yllin e skuadrës së tij, Christian Eriksen.

Sport

03/01/2019 19:34

Pochettino shpreson që reprezentuesi danez të vazhdojë qëndrimin e tij në Londër, mirëpo ka thënë se është i lirë që të bëjë çfarëdo lëvizje që ai dëshiron.

Bisedimet mes lojtarit dhe skuadrës do të mbahen së shpejti, dhe Pochettino ka thënë se është i interesuar që lojtari të zgjedh sipas dëshirës së tij.

“Futbolli është dinamik. Eriksen është i rëndësishëm për Tottenham dhe do të donim që ta kishim këtë lojtar” ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Jemi në negociata për kontratën e re. Do të ishte fantastike nëse vazhdon me klubin tonë” ka thënë ai tutje.

“Por, ai ka të drejtën që të vendosi si të dojë” ka thënë ndër të tjerash trajneri argjentinas.

Eriksen paraqitet me skuadrën e Spurs që nga viti 2013, ku ka regjistruar 250 paraqitje dhe ka shënuar 62 herë.

Kujtojmë se interesim të madh për lojtarin kanë shprehur gjigantët e La Liga, Real Madrid dhe Barcelona. /Lajmi.net/