Pochettino: Do ta përcjelli Interin edhe gjatë ndeshjes me Barcelonën

Tottenham do të udhëtojë në Barcelonë për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, që do të jetë e vlefshme për fazën e grupeve, saktësisht grupin B.

Sport

10/12/2018 22:29

Mauricio Pochettino do të mbajë sytë në ndeshjen Inter – PSV Eindhoven.

“Sigurisht. Nuk do të gënjej, ne duhet të dimë se çfarë po ndodh atje” ka thënë Pochettino për reporterët, duke iu referuar ndeshjes së Inter, transmeton lajmi.net.

“Do të jemi të vëmendshëm, por gjithashtu duhet të fokusohemi në ndeshjen tonë. Është e rëndësishme ta dimë situatën andej, por edhe të jemi të koncentruar në “Camp Nou” ka thënë tutje argjentinasi.

Tottenham janë të favorizuar pasi Barcelona ka siguruar kalimin tutje dhe nuk do të paraqitet me 11shën më të fortë.

Deri më tani Valverde ka thënë se Suarez do të jetë jashtë lojës, kurse për Messin është ende në dyshim. /Lajmi.net/