Plani i madh i Man Utd, synohet shkëmbimi Pogba – Douglas Costa – Lajmi.net
Plani i madh i Man Utd, synohet shkëmbimi Pogba – Douglas Costa
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliPremier LeagueSerie ASport 11:27, 11 January 2019
Manchester United ka ardhur me një plan të madh për merkaton e janarit.

Ata po mendojnë që ta lirojnë yllin e skuadrës, Paul Pogba që të largohet drejt Juventus, por kanë një kusht për këtë.

Ata do të konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi me Juventus, marrëveshje e cila do të dërgonte Pogban në Torino dhe Douglas Costan në Manchester, shkruan “Tuttosport”, transmeton lajmi.net.

Juventus edhe më herët ka shfaqur dëshirën për të rinënshkruar me Pogban, të cilin e liruan për 100 milionë euro.

Marrëveshja për shkëmbimin Pogba – Costa do të ishte e dobishme për të dy palët dhe padyshim do të ishte bomba e merkatos. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO