‘Plaku’ Buffon vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Gianluigi Buffon ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sport

12/02/2019 22:10

Portieri italian e ka nisur nga fillimi ndeshjen e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij PSG po luan ndaj Manchester United në ‘Old Trafford’.

Ish portieri i Juventusit, me paraqitjen ndaj Manchester United, është bërë portieri i katërt më i vjetër i paraqitur në Ligën e Kampionëve.

Buffon 41 vjeçar, ka para tij edhe tre portierë tjerë që janë paraqitur në moshë më të vjetër se ai në garën elitare evropiane për klube.

Marco Ballotta, Mark Schwarzer dhe Oleksandr Shovkovskiy, janë portierët që renditen para Buffon./Lajmi.net/