Pjesa e parë: Liria 0-0 Prishtina, Drita 0-1 Trepça ‘89

Është hapur me tre ndeshje xhiroja e 32-të e Superligës së Kosovës, ku janë zhvilluar pjesët e para.

Sport

11/05/2018 16:52

Ndeshjet e xhiros së 32-të janë duke i zhvilluar rivalët për titull, Drita edhe FC Prishtina.

Drita në shtëpi pas pjesës së parë është duke u mposhtur 0-1 nga Trepça ’89. Sulmuesi Otto John shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, në minutën e pestë.

Në anën tjetër, Prishtina është duke barazuar 0-0 në Prizren në përballjen me Lirinë.

Ndeshja e tretë që po zhvillohet, është ajo mes Llapit dhe Flamurtarit, që po fitohet 3:0 nga vendasit./Lajmi.net/