Pjanic: Jemi shumë të fortë, fitojmë edhe finalen

Miralem Pjanic beson që Juventusi do të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

29/05/2017 14:19

Në një prononcim për finalen, ish-futbollisti i Romës ka thënë që Real Madridi ka pikat e dobëta.

“Kemi shumë cilësi, si kundërshtari, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë, ku detajet e vogla do të vendosin. Real Madridi ka dobësitë e veta, si çdo ekip. Ne do të përpiqemi ta dëmtojmë atë dhe jemi mjaft të mirë për ta bërë këtë”, deklaroi Pjanic, përcjellë “Lajmi.net”.

“Real Madridi ka zhvilluar një sezon të madh dhe është kampioni i Europës në fuqi. Ne do të përballemi me një ekip shumë të mirë, i ndërtuar për të luajtur kësi ndeshjesh, kësi finalesh”, shtoi ai.

“Do të përgatitemi sa më mirë dhe shpresoj që ekipi më i mirë ta fitojë finalen. Çdo gjë është e mundur. Juventusi është shumë i fortë, ndërsa ëndrra jonë e madhe është për të fituar trofeun. Kam ardhur në një klub, që ka fituar shumë dhe gjithmonë”. /Lajmi.net/