Pirlo vazhdon me Juventusin

Rikthehet tema e rinovimeve në shtëpinë e Juventusit. I pari që pritet ta vazhdojë kontratën pas Asamoah (që nënshkroi deri më 2018), do të Andrea Pirlo, shkruan e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport. Konfirmimi zyrtar pritet të arrijë kah fundi i këtij muaji. Përfaqësuesi italian pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin…

Sport

11/03/2014 11:30

Rikthehet tema e rinovimeve në shtëpinë e Juventusit. I pari që pritet ta vazhdojë kontratën pas Asamoah (që nënshkroi deri më 2018), do të Andrea Pirlo, shkruan e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport.

Konfirmimi zyrtar pritet të arrijë kah fundi i këtij muaji. Përfaqësuesi italian pritet të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2017, ndërsa do të paguhet 4 milionë euro në vit.

Ish futbollisti i Interit, Brescias dhe Milanit ka impresionuar në tri sezonet e fundit në Juventus Stadium, duke luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e ekipit të Antonio Contes.

Përpos tij, Bianconeri po mendojnë edhe për rinovime tjera. Kontratën për një vit mund ta edhe portieri Storari, ndërsa për Barzaglin flitet se mund të vazhdojë deri më 2016.

Lichtsteiner mund të vazhdojë për një vit, edhe pse përfaqësuesi zviceran dëshiron ta mbyll karrierën në Juventus, duke llogaritur në një kontratë së paku deri në vitin 2017.

Kontratë trevjeçare synon edhe Caceres, një lojtar i dobishëm, të cilin trajneri Antonio Conte vështirë se do ta lë të largohet.