Pique e konfirmon vendimin e tij për Kombëtaren e Spanjës

Gerard Pique nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares së Spanjës.

Sport

11/08/2018 18:31

Mbrojtësi katalan, është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Sevillas.

Në këtë konferencë, Pique ka folur edhe për vendimin e tij për t’u larguar nga Kombëtarja e Spanjës.

Ai zbuloi se këto ditë ka pranuar një telefonatë nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique, që nuk arriti ta bindte në ndryshimin e mendjes.

“Unë kam folur me Luis Enrique dy javë më parë, the i thash se vendimin tashmë e kam marrë, nuk do të ketë kthim prapa”, ka deklaruar Pique.

“Jam shumë i lumtur për sukseset e arritura viteve të fundit, ku fituam Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, por edhe kjo fazë tani ka fundin e saj”.

Gerard Pique ka zhvilluar 102 ndeshje për Spanjën, ku ka shënuar edhe pesë gola./Lajmi.net/