Pikë e “ARTË” për Bayernin, fiton Dortmundi

Pas spektaklit në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, Bayern Munich është rikthyer normalitetit në Bundesligë.

Sport

18/02/2017 17:24

Bavarezët me shumë vështirësi kanë arritur të marrin një pikë nga udhëtimi te Hertha Berlin, duke barazuar 1:1.

Vedat Ibisevic në minutën e 21-të, shënoi golin e epërsisë për vendasit. Bayernin nga humbja e shpëtoi Lewandowski, duke shënuar në minutën e 96-të.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Dortmundi ka mposhtur 3:0 Wolfsburgun.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.