Peticion për Suarezin

Një tifoz i hidhëruar i Arsenalit ka formuar një peticion për ‘lirimin’ e Luis Suarezit nga Liverpool, pas komenteve nga John W Henry rreth transferimit të sulmuesit uruguaian, gjatë afatit kalimtar të verës. Arsenali ofroi 40 milionë plus 1 funt, por ajo u refuzua nga Reds që insistuan se Suarez nuk ka dëmshpërblim të tillë…

Sport

04/03/2014 07:46

Një tifoz i hidhëruar i Arsenalit ka formuar një peticion për ‘lirimin’ e Luis Suarezit nga Liverpool, pas komenteve nga John W Henry rreth transferimit të sulmuesit uruguaian, gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsenali ofroi 40 milionë plus 1 funt, por ajo u refuzua nga Reds që insistuan se Suarez nuk ka dëmshpërblim të tillë në kontratën e tij, përkundrazi me atë që besonte rivali nga Premierliga.

Mirëpo, pronari amerikan i Liverpoolit e rikonfirmoi faktin në fundjavë, duke zgjuar një tifoz të hidhëruar të Arsenalit të kërkojë nga Reds që të lirojnë Suarezin nga pjesa e mbetur e Arsenalit, kërkoj falje Arsenalit dhe të paguajë rreth 4.5 milionë funte si kompensim.

Pasi u përqesh nga tifozët e Liverpoolit në Twitter, llogaria @FreeSuarez1, që përgatiti një peticion, shkroi: “Babai im është avokat dhe ai mendon se Liverpool ka shkelur kontratën e Suarezit andaj në mënyrë ligjore mund të transferohet në Arsenal si futbollist i lirë”.