Peticion kundër Cleverleyt

Nisma e një peticioni për të parandaluar mesfushorin Tom Cleverley të paraqitet për Anglinë në Kampionatin botëror, ka mbledhur më tepër se 4000 nënshkrime. Futbollisti i Manchester Unitedit ka qenë nën kritika të ashpra nga tifozët për paraqitjet e tij të zbehta për klubin dhe Kombëtaren këtë sezon. Por, Cleverley sërish zuri vend në ekipin…

Sport

01/03/2014 09:45

Nisma e një peticioni për të parandaluar mesfushorin Tom Cleverley të paraqitet për Anglinë në Kampionatin botëror, ka mbledhur më tepër se 4000 nënshkrime.

Futbollisti i Manchester Unitedit ka qenë nën kritika të ashpra nga tifozët për paraqitjet e tij të zbehta për klubin dhe Kombëtaren këtë sezon.

Por, Cleverley sërish zuri vend në ekipin e Roy Hodgsonit për miqësoren e javës së ardhshme kundër Danimarkës, para futbollistëve të tjerë si Tom Huddlestone, Gareth Barry e Adam Johnson që nuk janë përfshirë.

Vendimi i Hodgsonit ka zgjuar kritika të ashpra nga përkrahësit e Anglisë, përfshirë nënën e Huddlestone.

Por, tani tifozët kanë shkuar edhe më larg në përpjekjet për ta larguar Cleverleyn nga ekipi. Glen McConnel ka filluar peticionin në cange.org: “Ne besojmë se për epitetin e këtij shteti krenar me futbollin, ai duhet të parandalohet nga pjesëmarrja në Kampionatin botëror. Edhe pse Anglia konsiderohet si skuadër që dëshpëron në gara të rëndësishme, turpërimi edhe më i madh mund të shmanget nga mosprezenca e Cleverley, që me paraqitjet e tij të dobëta mund t’i bëjë dëm ekipit”.