Përmbytje në Tiranë, një grua rrëshqet dhe zhytet nën ujë (Video)

Përmbytje të mëdha janë duke ndodhur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana është paralizuar.

Lajme

08/11/2016 09:16

Bashkia e kryeqytetit është mjaftuar vetëm me paralajmërime, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për të shmangur këto probleme apo për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Në redaksinë e syri.net ka mbërritur një video nga përmbytjet e ndodhur në kryeqytet. Video dërguesi tregon se pamjet janë filmuar tek 9-katëshet në Tiranë. Ai tregon se një grua për pak sa nuk ka humbur jetën, pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.

Po ashtu në vend nuk ka pasur asnjë ndihmë, as polici dhe as punonjës bashkie. Kanë qenë shoferët dhe kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën asaj, që të  shpëtonte.

http://www.dailymotion.com/video/x515k8d_permbytje-ne-tirane-tek-9-kateshet-probleme_news