Përfaqësuasja e Haitit mbërrin në Kosovë

Kontingjenti i Përfaqësueses së Haitit ka mbërri në Kosovë. Kundërshtari i Përfaqësueses së Kosovës ka zbarkuar në vendin tonë në orët e mbrëmjes, ndërsa është transportuar nga aeroporti për në Prishtinë me autobus. Mysafirët janë vendosur në hotelin Sëiss Diamond Hotel, në të cilin do të qëndrojnë deri më 6 mars, një ditë pas miqësores…

Sport

03/03/2014 23:42

Kontingjenti i Përfaqësueses së Haitit ka mbërri në Kosovë. Kundërshtari i Përfaqësueses së Kosovës ka zbarkuar në vendin tonë në orët e mbrëmjes, ndërsa është transportuar nga aeroporti për në Prishtinë me autobus.

Mysafirët janë vendosur në hotelin Sëiss Diamond Hotel, në të cilin do të qëndrojnë deri më 6 mars, një ditë pas miqësores historike, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Futbollistët e Haitit ndihen të nderuar që do të jenë pjesë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme për Kosovën, ndërsa nuk e fshehën dëshirën për ta fituar duelin e së mërkurës.

Përfaqësuesja e Haitit pritet ta zhvillojë një ndeshje miqësore nesër, para ndeshjes, e cila do të luhet pasnesër. Ndërkaq, Përfaqësuesja e Kosovës është vendosur në hotelin Emerald.

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, duke filluar nga ora 15:00. Për Kosovën, kjo do të jetë miqësorja e parë pasi e mori lejen nga FIFA.