Perez zbulon preminë e madhe të Real Madridit pas triumfit në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Florentino Perez ka ndarë premitë e Real Madridit pas fitores ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

06/06/2017 10:27

Florentino Perez ka shpërblyer futbollistët e Real Madridit me nga 1.5 milionë euro secilin, në total 36 milionë euro pas fitores ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

2 milionë euro i ka ndarë Zinedine Zidanes, derisa pjesa tjetër e stafit të Realit Madridit ka marrë 2 milionë të tjera, shkruan “AS”, përcjell “lajmi.net”.

Los Blancos hynë në histori të kësaj gare duke u bërë skuadra e vetme që e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve dy herë radhazi. /Lajmi.net/