Përçarje tek Bayern, lojtarët kundër Kovac

Duket se përçarjet e para kanë filluar në kampin e gjigantit bavarez.

Sport

05/10/2018 20:02

“AS” raporton se disa lojtarë të Bayern janë të pakënaqur me trajnerin kroat.

Lojtarëve nuk po iu pëlqen rotacioni në formacion i zgjedhur nga Kovac.

Niklas Sule, Leon Goretzka, Serge Gnabry dhe Sandro Wagner besojnë se nuk kanë hapësirat e merituara.

James Rodriguez gjithashtu është njëri nga të pakënaqurit.

Thuhet se kolumbiani gjatë një fjalimi në dhomën e zhveshjes ka thënë “Ne nuk jemi Frankfurt”. /Lajmi.net/