Pellegrini: Do të transferojmë një sulmues

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka njoftuar se është i interesuar për transferimin e një sulmuesi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport

09/01/2015 17:37

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka bërë të ditur se është i interesuar për transferimin e një sulmuesi, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Premierligës konsiderohet si rivali kryesor i Chelseas në garë për titull këtë sezon.

Dhe, Pellegrini ka paralajmëruar se do të kërkojë një sulmues për pjesën e dytë të sezonit.

“Kam nevojë edhe për një sulmues dhe na duhet të hulumtojmë tregun në kërkim të futbollistit që duhet t’i përshtatet edhe nivelit të klubit”, deklaroi Pellegrini gjatë një konference për shtyp.