Pele: Nuk mund ta mbrojë Neymarin

Pele ka thënë se është shumë e vështirë ta mbrosh Neymarin.

Sport

05/12/2018 17:14

Neymar bëri disa veprime qesharake në Kupën e Botës që u mbajt në Rusi.

Sulmuesi braziliani stimuloi në ndeshjet e para të Kampionatit Botëror, ndërsa kjo gjë nuk i ka pëlqyer Peles.

“Është e vështirë ta mbrosh Neymarin për gjërat që i bëri atje”, ka thënë fillimisht legjenda braziliane, përcjell “lajmi.net”.

“Unë kam biseduar me të dhe i kam kujtuar për cilësitë që i posedon.

Ai ishte i pafat me Brazilin në Kupën e Botës, pasi nuk arriti të triumfonte. Unë isha dy herë me të në Evropë. Kemi folur gjatë. Zoti i futbollit të ka bërë ty dhuratë. Përse duhesh t’i komplikosh gjërat”, ka shtuar më tej Pele. /Lajmi.net/